Kjo iniciativë bëhet me qëllim të eliminimit të standardeve të dyfishta në përdorimin e gjuhëve dhe në respektim të Kushtetutës dhe ligjeve që burojnë nga Kushtetuta e Republikë së Kosovës.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me logon e Komunës së Prizrenit, i datës 18 mars të vitit të kaluar, sipas KMDLNJ-së, duhet të jetë një shenjë edhe për institucionet tjera për respektim të kushtetutëshmërisë dhe ligjshmërisë.
KMDLNJ shprehë keqardhje që institucionet e vendit që do të duhej të merreshin respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve mbyllin sytë para shkeljeve që behën në përdorimin e gjuhëve zyrtare si dhe simboleve të tjera (logoja, flamuri, mbishkrimet etj) në Republikën e Kosovës.
Në lidhje me rastin e logos së Komunës së Graçanicës, KMLDNJ-ja fton publikisht institucionin e Avokatit të Popullit, organizatat joqeveritare dhe institucionet tjera që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative.
“Ndryshe, edhe ne do të bëhemi pjesë e legalizimit të standardeve të dyfishta”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së .
Po ashtu, KMDLNJ-ja iu bënë thirrje institucioneve ndërkombëtare që mbikëqyrin pavarësinë e Kosovës dhe kanë mandat ekzekutiv në drejtësi, si ICO dhe EULEX që të jenë mbështetës të kësaj iniciative. /Telegrafi/