Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Iniciativa Qytetare e Fushë Kosovës është në përkrahje të koalicionit AAK-PSD.
Haradinaj ka thënë se është mirënjohës për mbështetjen e kësaj iniciative, si mesazh i qartë se opsioni 100% shtet po merr besimin e gjerë të qytetarëve.
“Sot në takim me Iniciativen Qytetare të Fushë Kosovës, shpalosa vizionin e Aleancës, si platformë e vetme për rrugëtimin e sigurt të Kosovës, konsolidimit të saj 100% shtet dhe hyrjen në një etapë, që do t’i hapë udhë gjenerimit të resurseve dhe mundësive ekonomike.
Mirënjohës për mbështetjen e kësaj iniciative për koalicionin AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit, si mesazh i qartë se opsioni ynë po merr besimin e gjerë qytetarë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.