Vendimi për shpalljen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë, të cilin Kuvendi i Maqedonisë e solli më 30 korrik të këtij vitit, të mërkurën më 19 shtator do të gjendet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e Gjykatës Kushtetuese.
Nëntë gjykatësit kushtetuese duhet të vendosin nëse do të fillojnë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për referendum që e votuan deputetët, ndërsa nëse pranohet do të shkohet në votim.
Partia “E Majta” e cila e dorëzoi inciativën për kushtetutshmërinë e vendimit për referendim, thonë se presin që gjykatësit kushtetues ta rishikojnë iniciativën e tyre para datës së referendumit.
Në iniciativën e partisë “E Majta” kërkohet sjellje e pasës së përkohshme, që do të thotë procedurë urgjente për iniciativën e tyre./Telegrafi/