Këngëtarja shqiptare, fama e së cilës ka arritur në treg më të gjerë ka vite që nuk merr pjesë në festivale muzikore.
E ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, ajo ka treguar arsyen përse ka hequr dorë nga këto dhe preferon të mbetet vetëm tek klipet e koncertet.
“Nuk marr pjesë se kam marrë pjesë boll. E kam përjetuar Top Festin, Këngën Magjike aq sa jam kënaqur me ato çmimet. Unë them se çdo gjë ka atë momentin e vet, duhet të kesh një material shumë të mirë. Duhet të jesh shumë e sigurtë kur të dalësh.
Jam kënaqur në fakt por nuk kam marrë pjesë se kam qenë e angazhuar me klipet. Një pjesë kohe mu desh që të merrja veten pas ardhjes në jetë të Paridit, këto 4-5 vjet kam punuar shumë me klipet”, zbuloi ajo.
Ndërkohë Ingriti nuk tregoi nëse do rikthehet përsëri në festivale muzikore apo ka vendosur të mbetet tek koncertet.