Telegrafi

Ingrit Gjoni thotë se dikur janë zënë për një laps me Çiljetën, por vazhdojnë të kenë raporte të mira me njëra-tjetrën

Foto: YouTube

Ato kanë qenë gjithmonë mikesha të mira dhe ruajnë një raport prej shumë vitesh.

Bëhet fjalë për këngëtaret e njohura shqiptare, Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga, të cilat shquhen edhe për hitet si: “Puçi Puçi” e “Mike dhe Rivale”.

Megjithatë, Ingriti ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas” përballë vëllezërve Veshaj, Donaldit dhe Romeos, e me këtë rast ka zbuluar edhe një zënkë me Çiljetën.

Ajo tha se dikur janë zënë për një laps të syve teksa ndodheshin në një koncert në New York.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ingrit Gjoni

Sidoqoftë, këngëtarja nuk mohon se ka kujtime shumë të mira dhe të dhe me një pjesë të kolegëve.

Foto: Screenshot/YouTube

“Kam kujtime me Çiljetën. Kam kujtime me shumë kolegë. Çiljeta është shumë mirë. Dikur jemi zënë për një laps sysh, kemi kujtime shumë të bukura të dyat. Vazhdon miqësia akoma me të”, u shpreh Gjoni.

Ingriti theksojmë se viteve të fundit është tërhequr paksa nga skena muzikore. /Telegrafi/