Këngëtarja Ingrit Gjoni ka pak javë që ka publikuar projektin e saj më të fundit “Sa më larg”, i cili është pritur mirë nga publiku i saj.
Pas një pune mjaft të lodhshme gjatë verës, këngëtarja ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë pushim.
Ajo ka publikuar së fundmi disa fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shihet duke notuar, teksa në plan të parë ka vënë të pasmet e saj bombastike.
Ingriti është shquar gjithmonë për provokimet e saj, pasi është shfaqur shumë herë e ekspozuar edhe në videoklipe, por ajo arriti të na befasojë edhe këtë radhë. /Telegrafi/