Këngëtarja Ingrit Gjoni ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, por mesa duket kjo do të jetë vetëm edhe për pak kohë, pasi shumë shpejt do të vijë me një këngë të re, të cilën do ta publikojë edhe me videoklip.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila ka publikuar trailerin e videoklipit të saj të ri në Instagram.
Muzika dhe orkestrimi janë punuar nga Elgit Doda, e ndërsa tekstin e ka shkruar këngëtari Alban Ramosaj. Videoklipi është në fazën e finalizimit, dhe po punohet nga Max Production. /Telegrafi/