Site icon Telegrafi

Ingrit Gjoni rikthehet joshëse, sonte publikon këngën e re (Foto)

Ingrit Gjoni një nga këngëtaret më të dashura të tregut shqiptar do të rikthehet sot pasdite, me një klip të ri në bashkëpunim me Gjeto Lucën.

Pas dy bashkëpunimeve të para, që rezultuan një sukses për dyshen e skenës, ata sjellin sonte këngën “Fustani pika, pika”, që pritet të kthehet sërish në një hit.

Në klipin e realizuar nga “Max Production”, Ingrit Gjoni shfaqet sërish në linjat e saj seksi.

Revistawho ka arritur të “vjedhim” ca copëza nga klipi dhe kemi mbetur me gojë hapur.

Një super Ingrit, super seksi, dhe një videoklip që sjell verën e do të na shoqërojë bukur përgjatë gjithë stinës së nxehtë.

Ingriti është nga të vetmet këngëtare të gjeneratës së saj që vijon koncertet pa pushim, kudo ku ka shqiptarë.

Exit mobile version