Këngëtaren Ingrid Gjoni jemi mësuar gjithmonë ta shohim të kuruar deri në detaj.
Në prezantime ajo i jep shumë rëndësi sensualitetit dhe kështu ka bërë që nga fillimet e karrierës së saj, transmeton Telegrafi.
Por ndryshe nga skena, Ingridi është shfaqur në plazhet e jugut shumë e thjeshtë dhe shumë larg sensualitetit të skenës.
Ajo ka zhgënjyer me pamjen e saj gjersa është fotografuar duke shijuar diellin së bashku me mbesën e saj.
Ndryshe këngëtarja së fundmi erdhi me videoklipin e saj të titulluar “Do më kërkosh”, projekt ky që u mirëprit nga fansat e muzikës së saj. /Telegrafi/