Kryetari dhe përgjegjësi për organizime në Los Angeles Lakers, Magic Johnson, në një bisedë me ESPN ka treguar për gjendjen aktuale në klub.
Lakers gjatë verës pritet që të shtojë në skuadër një “yll”, derisa për këtë mund të përdoren në shkëmbim edhe lojtarët e rinjë, përveç Brandon Ingramit që po pëlqehet shumë nga kryesia.
“Talenti i tij, mosha, atletizmi, gjatësia – është mahnitës, mund të them i vetmi lojtarë që është i paprekshëm në Lakers është ai (Brandon Ingram)”, tha Johnson, transmeton borizani.
Ingram, sivjet ishte zgjedhur në Draft në pozitën e dytë nga Lakersi, derisa luajti me mesatare prej 9.4 pikëve dhe 4 kërcimeve për ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=W85R80WmZrE