Telegrafi

Infrastruktura ushqen turizmin – një vështrim mbi gjeografinë e investimeve në Shqipëri

Në tetor të një viti më parë, kur Shqipëria bënte bilancin e sektorit turistik dhe shifrat ishin jashtë parashikimit, nr 2 i qeverisë, Belinda Balluku, deklaronte: “Shqipëria po vizitohet sepse sot ka infrastrukturë që të çon nga veriu në jug, sepse ka porte dhe aeroporte që funksionojnë mesë miri, sepse ka infrastruktura hoteleire që nuk lënë asgjë për të dëshiruar

Më shumë se 10 milionë vizitorë e vërtetuan këtë. Qeveria dha mbi 36 miliardë lekë, apo saktësisht 365 milionë euro, vetëm për shpenzime në rrugë, hekurudha, porte dhe aeroporte për vitin 2024. Cili është ndikimi i tyre në turizmin e 2024?

Le të përmendim jo kantieret e mbyllura, por ato që startojnë: Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, që mban peshën kryesore të trafikut, i bashkohet Thumanë-Kasharit dhe më pas Kashar-Lekaj. Një pjesë e trafikut largohet nga kjo autostradë për t’u drejtuar në Korridorin Blu, drejt Rrogozhinës. Ndërtimi i ballinës ujore të Durrësit, plazhi i ri që po krijohet, porti i ri në Porto-Romano, etj kërkojnë që aksi Tiranë-Durrës të jetë një aks i parametrave të ri.

Pak ditë më vonë hapet garën ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri të Durrësit në Porto Romano. Epokë e re përfshin dy porte moderne, portin e ri të Durrësit, portin e ri të Vlorës në triport dhe dy marina akoma më moderne dhe elitare atë të Durrësit dhe atë të Vlorës.

Aeroporti i Tiranës, në 2023 ka përpunuar 7.2 milionë pasagjerë, në 2024 pretendon për 9,5 milionë. Kujtoni: në 2019 ka përpunuar vetëm 2 milionë pasagjerë. Rinasi, i vetmi në vend me 13 mijë metra katrorë terminale. Sot ka 40 mijë metra katrorë terminale 9 vend parkime të reja, 2 prej të cilave janë për avionë që bëjnë udhëtime transoqeanike. Aeroporti i Vlorës dorëzohet në dhjetor 2024, për të vazhduar me fazën e certifikimit. Në 2025 do të ngrihen dhe do të ulen avionët e parë edhe në Vlorë. Një garë tjetër ndërkombëtare ajo e aeroportit të Gjirokastrës, llogaritet si porta e katërt që i ofrohet densitetit turistik të Jugut. Gjithë zona bregdetare e skajit jugor, lidhen nga tuneli Skërficës dhe duhen vetëm 35 minuta nga aeroporti i Gjirokastrës deri në Sarandë. Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi plotësohen nga tuneli i Llogarasë, një portë të re të infrastrukturës, me ndikim në turizëm.

Në Shqipërinë e mesme do të vijohet me Korridorin Tetë, me ndërhyrje në aksin Levan – Gjirokastër, Elbasan – Lekaj. Në Veri Perëndim Thumanës i bashkëlidhen Miloti dhe Balldreni, deri në Muriqan, në Jug, nëpërmjet Rrogozhinës zbret Korridori Blu deri në Gjirokastër për të cekur autostradat e reja të Greqisë në Janinë- Athinë.

Kjo gjeografi magistralesh rrugore, kryq e tërthor, përfshirë edhe rehabilitimin e hekurudhës shqiptare, është oguri më i mirë për turizmin, për rritjen e sektorit dhe kontributin e tij në ekonomi.

Shpërndarja e fondeve për vitin buxhetor 2024:

Transporti Rrugor – 23.18 miliard lekë;

Transporti Detar – 8.8 miliard lekë;

Transporti Hekurudhor – 4.27 miliard lekë;

Transporti Ajror – 27 milion lekë;

TOTALE 36.52 miliardë lekë vetëm për infrastrukturën