“Sa qytetarët do të informohen se çfarë fitojnë apo humbasin nëse votojnë për ose kundër referendumit është përgjegjësi e politikanëve dhe të gjithëve që janë të përfshirë në këtë proces”.
Ky është qëndrimi i komunikologut Bojan Kordalov, për të cilin periudha prej dy muajsh deri në referendum është e shkurtër që qytetarëve t’u shpjegohen të gjitha aspektet. Megjithatë, ai mendon se këtë e kemi pritur thuajse tre dekada dhe se ky moment duhet të shfrytëzohet.
“Kjo është diçka që mund të tejkalohet vetëm nëse politikanët, të gjithë ata që në një farë mënyre janë kreatorë të opinionit publik, të jenë të pranishëm në këtë periudhë dy mujore në publik dhe në media, t’i përdorin të gjithë kanalet që i ofrojnë edhe rrjetet sociale dhe vazhdimisht ta thonë qëndrimin dhe mendimin e tyre – si mendojnë se qytetarët duhet të deklarojnë, respektivisht cilat janë përfitimet për ta nëse deklarojnë në një mënyrë apo në një tjetër. Pikërisht ky është shansi, si nga pikëpamja e komunikimit ashtu dhe nga pikëpamja demokratike, të gjithë të deklarojmë dhe të vendosim nëse jemi për apo kundër”, tha për Alsat, Bojan Kordalov – komunikolog.
Profesori i së drejtës kushtetuese, Temelko Risteski, pajtohet me tezën se nëse qytetarët nuk vendosin, të vendosin institucionet. Sipas tij, marrëveshja tashmë është ratifikuar në Parlament.
Kryeministri Zaev tha se qytetarët mund të qëndrojnë në shtëpi ditën e referendumit për shkak të mungesës së informimit. Por, në rast të tillë, ai tha se institucionet do ta kenë fjalën e fundit.