Site icon Telegrafi

Informatë e rëndësishme për banorët e Kosovës që kanë pasur kursime në deviza në ish-Jugosllavi

Ministria e Financave e Serbisë u ka bërë thirrje publike të gjithë personave nga republikat dhe krahinat e ish-Jugosllavisë, të cilët deri më 27 prill 1992 kanë pasur kursime në deviza në bankat e Serbisë (si Jugobanka, Beobanka, etj.), të paraqiten për marrjen e tyre.

Afati për të aplikuar për kthimin e devizave të kursyera është 6 marsi, kurse vendimi përfundimtar do të merret brenda 120 ditëve.

Bashkë me aplikacionin duhet të paraqitet edhe kopja e vërtetuar e letërnjoftimit, origjinali i librezës së kursimeve në deviza, deklarata se këto deviza të kursyera nuk janë transferuar tek ndonjë person tjetër, si dhe vërtetimi i lëshuar nga institucionet përkatëse të republikave të ish-Jugosllavisë se personi nuk e ka realizuar të drejtën e tij deri më tash.

Më shumë informata mund të merren në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Serbisë, duke klikuar KETU.

 

Exit mobile version