Të martën, më 30 korrik, në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Feronikeli zhvillon takimin kthyes për kualifikime të Ligës së Evropës, ndaj Slovan Bratislava.
Prej nesër (e martë), prej orës 9:00, do të dalin në shitje biletat në disa pika.
Prishtinë: Dy pika te stadiumi “Fadil Vokrri”.
Drenas: Restaurant Dijamant
Komoran: Pizzeria Dijamant.
Çmimet e biletave do të jenë këto: Veri dhe Jug: 3 Euro, Lindje: 5 Euro, Perëndim: 10 Euro, VIP: 15 Euro.
Kujtojmë që ndeshja fillon prej orës 18:00 dhe dyert e stadiumit hapen në ora 16:00.
Ashtu si në ndeshjen e fundit, edhe për këtë takim do të ketë mijëra bileta falas, për të cilat do të njoftojmë pas pak. /Telegrafi/