Themelimi i Policisë Financiare do të ndihmonte në luftimin e informalitetit.
Kosova është ndër vendet e vetme që nuk e ka një polici të tillë. Mirëpo, edhe mungesa e inspektorëve në Administratën Tatimore të Kosovës, po bën që një numër i madh i bizneseve të mos mund të kontrollohen.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar për Tribuna Channel se rreth 35 për qind e shitjeve që i bëjnë bizneset kosovare nuk i deklarojnë obligimet tatimore.