Site icon Telegrafi

Informacione zyrtare për aksidentin e tmerrshëm tek gara me vetura të shpejta në Shkup (Video)

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni dje ka dalë me informacione zyrtare për aksidentin e djeshëm tek gara me vetura të shpejta e mbajtur në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, janë lënduar tre persona.

”Në garën ndërkombëtare për vetura të shpejta ‘Skopje 2017’ që u mbajt në bulevardin ”Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar personat: U.B 30 vjeç nga Serbia që ka drejtuar veturën Hyiunday Civic dhe ka lënduar personin A.D 58 vjeç nga Shkupi i cili ka mbetur me lëndime të rënda. Gjithashtu është lënduar edhe M.B 32 vjeç i cili ka lëndime të lehta” thonë nga MPB.

Lexo po ashtu Garat e shpejta në Shkup, vetura e godet shikuesin (Video)

Me kërkesë të familjarëve të këtyre tre personave, të njejtët janë transferuar në spitalin Acibadem Sistina. Personi i lënduar A.D është mbajtur për shërim më intenziv, personi U.B është mbajtur vetëm për rehabilitim dhe qetësim, kurse personi M.B është lëshuar për shërim në shtëpi./Telegrafi/

Exit mobile version