Site icon Telegrafi

Informacion me rëndësi për magjistralen A2, Kërçovë-Ohër

Në rrugën magjistrale A2, në pjesën Kërçovë-Ohër, nga Preseka në Pesoçan, do të ketë ridrejtim të komunikacionit rrugor, respektivisht kalim nga njëra korsi, në tjetrën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky regjim ka filluar të zbatohet nga sot, në ora 16:00. SHA Ilinden nga Struga bën të ditur se ky regjim i përkohshëm i komunikacionit do të zgjatë deri sa të ndërtohet autostrada, në pjesën e lartëpërmendur./Telegrafi/

Exit mobile version