Pas një sërë komentesh negative, ajo postoi një foto në profilin e saj poshtë së cilës përshkroi entuziazmin e saj për elefantët dhe ishullin që vizitoi dhe i kërkoi falje kujtdo që mund ta ketë keqinterpretuar videon e saj.
Influencesja Alesya Kafelnikova postoi një video në profilin e saj në Instagram në të cilën mund të shihet duke pozuar e zhveshur në një specie elefanti të rrezikuar, gjë që tmerroi ndjekësit e saj të shumtë.
Sipas 9GAG, menjëherë pasi ajo postoi një video dhe foto në profilin e saj në Instagram, u përgjigj një zëdhënës i Save the Elephants Asian, i cili nuk e fshehu neveritjen e tij me sjelljen e saj.
“Jam i tmerruar nga kjo ngjarje. Zonja e re u fotografua në një specie të elefantit aziatik të rrezikuar që vazhdimisht po lufton për të mbijetuar sepse ato shfrytëzohen brutalisht për turizëm dhe argëtim”, tha një zëdhënës i shoqatë, transmeton Telegrafi.
Pas një serie komentesh negative, influencuesja postoi një foto në profilin e saj poshtë së cilës përshkroi entuziazmin e saj për elefantët dhe ishullin që vizitoi dhe i kërkoi falje kujtdo që mund ta ketë keqinterpretuar videon e saj.
“Unë i dua elefantët dhe e adhuroj vendin Bali! Shpresoj që secili prej jush të zgjojë në vetvete një dashuri për këto bukuri natyrore. Unë kërkoj falje nëse lëndoj dikë me këto foto. Nuk kam pasur qëllim të keq, me këto foto kam dashur të tregoj se sa shumë i dua dhe i respektoj kafshët”, ka shkruar Alesya në një postim në Instagram.
Elefanti Sumatran mbi të cilin Alesya pozoi lakuriq është një specie e rrezikuar në mënyrë kritike. Rrezikohet kryesisht për shkak të shpyllëzimit dhe degradimit të habitatit natyror. Speciet nuk janë vendase në Bali, por mbahen në robëri në ishull dhe përdoren në ofertën turistike.
Sipas një raporti nga National Geographic, ka rreth 700 deri në 1000 elefantë Sumatranë në botë. /Telegrafi/