Influencuesja argjentinase, Juliana Orellano, ishte në qendër të faqeve rozë në vendlindjen e saj pas flirteve që ka pasur me futbollistin e Real Madridit, Vinicius Junior.
Bukuroshja ka pranuar për mediat e atjeshme se një numër i madh futbollistësh të njohur i shkruajnë dhe se me yllin brazilian ka shkëmbyer mesazhe dhe fotografi.
Në bashkëbisedimin që është shpërndarë në rrjetet sociale shihen qartë mesazhet që i ka dërguar braziliani, si edhe replikat e saja dhe disa fotografi provokuese në ‘inbox’.
Ciudad Noticias njofton se Juliana është shumë e njohur në Instagram dhe Tik Tok, por edhe se po mendon seriozisht të fillojë të fitojë para në platformat që ofrojnë përmbajtje erotike.
Në profilin e saj në Instagram ndiqet nga më shumë se 63 mijë fansa, ku ka postuar imazhe të shumta atraktive. /Telegrafi/