Site icon Telegrafi

Influencuesi amerikan shokon përdoruesit e rrjeteve sociale duke përdorur para në vend të druve për të ndezur zjarrin në shtëpi

Një video e një influencuesi me bazë në SHBA ku shihet duke hedhur para në një zjarr në shtëpinë e tij po bëhet virale në rrjete sociale.

Videoja e shpërndarë në Instagram nga Fedor Balvanovich, tregon atë duke djegur para në vend të drurit për të ndezur zjarrin në shtëpinë e tij.

“Ju uroj fat shtesë”, shkroi Balvanovich, përcjell Telegrafi.

Komentet në postim variojnë nga lutjet deri te kritikat që nxisin influencuesin të vlerësojë paratë.

Ndryshe, Balvanovich ka mbi 13 milionë ndjekës në Instagram.

Ai shpesh ndan video ku tregon pasurinë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version