Telegrafi

Influencueset ngjallin reagim pasi pastrojnë ulësen e tualetit me makinë të larjes bashkë me enët

Një ‘truk pastrimi’ viral i ulëses së tualetit ka tmerruar përdoruesit e rrjeteve sociale dhe i ka bërë ata të zotohen se nuk do të hanë më kurrë në shtëpitë e njerëzve të tjerë.

Influencueset Janelle Flom dhe Kate Heintzelman, të dyja 30 vjeçe nga Minesota, po cilësohen si ‘të papastra’ dhe ‘të neveritshme’ pasi kanë ndarë metodën e tyre të pazakontë e sediljeve të tualetit në një video të fundit që u postua në Instagram dhe TikTok, transmeton Telegrafi.

Videoja e shkurtës e tregon Heintzelman duke hequr sediljen e tualetit dhe duke e vendosur atë në makinën e larjes – së bashku me gotat dhe enët e saj – përpara se të mbyllte derën.

Në mbishkrim, ajo thjesht shkroi: ‘truk pastrimi’.

Videoja është parë 4.4 milionë herë vetëm në Instagram. Nuk është plotësisht e qartë nëse truku supozohej të ishte një shaka apo jo, por më shumë se 13,000 shikues iu përgjigjën komenteve për të shpalosur tërbimin dhe neverinë e tyre.

‘Ky nuk është një truk. Është absolutisht e neveritshme”, ka shkruar një person.

‘Çfarë po ndodh këtu? Një arsye tjetër pse nuk duhet të hani në shtëpinë e të gjithëve”, shtoi dikush tjetër. /Telegrafi/