Site icon Telegrafi

Influencerja tregon një metodë interesante për aplikimin e ‘llajnerit’

Kur jemi tek vendosja e llajnerit, ekzistojnë qindra opsione, derisa të gjejmë përfundimisht modelin që përshtatet me sytë tanë.

Dikush madje me qepallat e lëshuara duhet të gjejë teknikën ideale për ta realizuar, përndryshe syri do të duket i deformuar.

Por, një influencere ka ndarë një teknikë interesante për vendosjen e vijës në sy, që mund t’ju hyjë në punë.

Ajo nuk u rekomandon vajzave ta vendosin llajnerin me metodën tradicionale siç e vendosin shumica.

Influencerja mori një palë gërshërë mini dhe formoi një lloj trekëndëshi në skaj të syrit. Pas kësaj, ajo mbushi hapësirën boshe dhe transformimi ishte i pabesueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version