Site icon Telegrafi

Inflacioni vjetor në Eurozonë arrinë në 2.0%

Inflacioni vjetor në Eurozonë në qershor të 2018-së pritet të jetë 2.0 për qind, duke u rritur nga 1.9 për qind që ishte një muaj më herët.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, komponentët kryesorë të inflacionit të Eurozonës pritet që energjia të ketë normën më të lartë vjetore në muajin qershor me 8 për qind krahasuar me 6.1 për qind që ishte në muajin maj, pasuar nga ushqimi, alkooli dhe duhani me 2.8 për qind, shërbimet me 1.3 për qind dhe mallrat industriale jo energjetike me 0.4 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version