Telegrafi

Inflacioni sivjet më i ultë se vitin e kaluar

Indeksi i përgjithshëm i çmimeve në Kosovë ka shënuar rritje prej 1.1 për qind gjatë muajit tetor krahasuar me shtatorin e këtij viti. Ngritje e çmimeve vërehet te rryma, gazi dhe lëndët tjera djegëse për 23.5 për qind, aplikimi i tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2009 që ka një ndikim prej 1.9 për qind dhe veshja 1.8 për qind.
Ndërkohë, gjatë këtij muaji është shënuar rënie e çmimeve të pemëve për 5.1 për qind, vajrave dhe yndyrave 3.1 për qind dhe perimeve për 1 për qind.

Drejtori i statistikave ekonomike, Ilir Berisha, thotë se në përgjithësi, çmimet sivjet kanë pasur tendencë rënieje krahasuar me vitin 2008.
Nga ana tjetër, Alban Zogaj, analist në Riinvest thotë se në Kosovë çmimet sivjet kanë qenë më stabile, kurse inflacioni për dallim nga viti i kaluar kur ishte rreth 10 për qind, nuk është brengosës. (rtk)