Telegrafi

Inflacioni ra në 5,2 për qind

Kjo paraqet zvogëlim të dukshëm të inflacionit, i cili para disa muajve tejkaloi dhjetë për qind në nivel vjetor.

Inflacioni në nivel vjetor shënon rritje prej 0,2 për qind, që është rezultat i indekseve më të larta, para së gjithash, të energjisë elektrike për 13,3 për qind, si dhe të këpucëve, produkteve kozmetike, enëve dhe elementeve për amvisëri, etj.

Njëherit, indeksi i çmimeve me pakicë në nëntor shënon rritje prej 4,5 për qind, në krahasim me vitin e kaluar, përderisa në krahasim me muajin paraprak shënon rënie prej 0,1 për qind.

Vlera e shportës konsumatore për ushqim dhe pije për një amvisëri katëranëtarëshe, llogaritur në bazë të çmimeve me pakicë, në nëntor arrin 12.238 denarë dhe në krahasim me muajin paraprak është më e ulët për 0,3 për qind.