Site icon Telegrafi

Inflacioni në Turqi 8%

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Fitch Ratings”, publikoi raportin e saj të fundit mbi “Perspektivën Ekonomike Globale”, ku thekson se këtë vit në Turqi pritet “rritje ekonomike e moderuar”.

Sipas parashikimeve të raportit në fjalë, inflacioni në Turqi do të realizohet në nivelin 8 për qind në fund të vitit 2017 dhe do të bjerë në 7.5 për qind në fund të 2018-s.

Pasi parashikon që politika monetare mbi normat e interesit do të ketë një ecuri rreth nivelit 9 për qind në fund të këtij viti dhe atij të ardhshëm, raporti i kësaj agjencie nënvizon se përmirësimi i moderuar i eksporteve do të mbështesë fuqishëm tregtinë neto.

“Fitch Ratings” njoftoi gjithashtu se rritja ekonomike mesatare e Turqisë gjatë viteve 2017 dhe 2018 pritet të jetë në nivelin 2.6 për qind.

Exit mobile version