Telegrafi

Inflacioni në shtator 8.1 për qind, niveli më i lartë në 24 vite në Shqipëri

Foto: Arkiv/Ilustrim

Inflacioni në muajin shtator shënoi 8.1 për qind në Shqipëri, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998.

Instituti i statistikave INSTAT raportoi sot një vit më parë ky ndryshim ishte 2.5 për qind. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin shtator 2022, krahasuar me gusht 2022 është 0.6 për qind.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me një rritje prej 4.91 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me 0.99 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” janë rritur me 0.64 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” janë rritur me 0.41 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” janë rritur me 0.32 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me 0.28 pikë përqindje. /Telegrafi/