Telegrafi

Inflacioni në maj 2.2 %

Kështu raporton Enti i Statistikave të Kosovës (ESK) në raportin e fundit në lidhje me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK).

Po ashtu indeksi i çmimeve të konsumit në muajin maj të këtij viti është më i lartë për 0.3 %, në krahasim me një muaj më parë.

Ngritje e çmimeve, sipas ESK-së, vërehet te pemët për (4,4%), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (2,1%). Rënie e çmimeve vërehet te rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera (-2,8%).

Ndërkaq, nëse krahasohet muaji maj 2010 me maj 2009, ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te përdorimi i pajisjeve për transportin personal(19,2%), perimet (16,4%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (14,6%), mishi (0.7%), pemët (4,1%), kafja, çaji dhe kakao (4,2%), veshje (0,8%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (13,6%), arsimi (4,4%), sigurimet (21,4%) që secili grup me një ndikim prej 0,1 për qind në IÇK-it.

Rënie e çmimeve vërehet te duhani (-3,2%), këpucët (-4,2%), shërbimet për transport (-8,8%), buka dhe drithërat për (-0,7%), prodhimet ushqimore (supë, kripë etj. (-4,3%), etj./zeri/