Telegrafi

Inflacioni në Kosovë 7,8 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngriten me një mesatare prej 7,8 %, në mes të muajit shtator 2008 dhe shtator 2007.

Kjo kryesisht shpjegohet për shkak të rritjes së çmimeve te bukës dhe drithërave për 24,0%, mishit 14,0%, transportit personal 13,9%, qumështit, djathit dhe vezëve 11,8%, vajërave dhe yndyrave 25,2%, rrymës, gazit dhe karburanteve tjera 6,9%, shërbimet për transport 24,1% etj.

Ndërsa rënie të çmimeve gjatë kësaj periudhe ka pasur te perimet për 17,7%, pajisjet, shërbimet telefonike dhe të telefaksit 5,6 % etj. /Telegrafi/