Telegrafi

Inflacioni në Kinë gjatë vitit të ardhshëm 6%

Janë këto parashikimet e Liu Shihin, nëndrejtor i Qendrës për Kërkime dhe Zhvillim, që financohet nga qeveria kineze. Liu, i cili ka ndërhyrë në një forum financiar, ka deklaruar se në Kinë nuk ka vartësi mes inflacionit, ofertës së valutës dhe përqindjes së rritjes ekonomike.

Ai ka theksuar gjithashtu se investimet dhe eksportet me siguri do të rriten me rreth 15 deri në 20 për qind vitin e ardhshëm.

Ai ka shtuar më tej se çmimet në rang botëror të e lëndëve të para mund të vazhdojnë të rriten po ashtu në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/