Telegrafi

Inflacioni në eurozonë ulet ne 3.8%

Në qershor dhe korrik, pas ngritjes së çmimeve të benzinës dhe ushqimit, në eurozonën 15 anëtarësh inflacioni ishte 4.2 për qind. Në mesin e vendeve anëtare të eurozonës, në muajin gusht Sllovenia ka pasur inflacionin më të lartë prej gjashtë për qind.

Në Gjermani shkalla e inflacionit ka qenë 3,3 për qind, në Itali 4,2 për qind, Francë 3,5 për qind.

BE në raportin e publikuar kah fundi i gushtit ka prognozuar uljen e inflacionit, por pret që ajo megjithatë të jetë më e lartë se sa shkalla prej dy për qind sa është projektuar nga Banka Qendrore Evropiane.

Kështu që inflacioni edhe më tej paraqet sfidë për vendet e unionit, të cilat kërkojnë t’i ikin recesionit.