Site icon Telegrafi

Inflacioni në Eurozonë arrin në 5.1 për qind

Inflacioni në Eurozonë pritet që të arrijë në 5.1 për qind nga 5 për qind që ishte në dhjetor 2021, thuhet në vlerësimin e Zyrës evropiane të Statistikave.

Duke parë përbërësit kryesorë të inflacionit, energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore të rritjes në janar me 28.6 për qind krahasuar me 25.9 për qind në dhjetor 2021, e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani me 3.6 për qind krahasuar me 3.2 për qind, shërbimet me 2.4 për qind e qëndrueshme krahasuar me dhjetorin 2021 dhe mallrat industriale joenergjetike me 2.3 për qind krahasuar me 2.9 për qind.

Shifra prej 5.1 për qind përfaqëson një tjetër nivel të ri rekord, pasi në nëntor u shënua fillimisht niveli imë i lartë i të gjitha kohërave prej 4.9 për qind.

Në Itali, inflacioni në janar vlerësohet paraprakisht në 5.3 për qind me një kërcim të fortë nga 4.2 për qind në dhjetor të vitit të kaluar. Në Greqi, ky tregues arriti në 5.5 për qind, kurse në Gjermani në 5.1 për qind.

Ekonomistët kanë argumentuar se pandemia COVID-19 dhe inflacioni janë ndër rreziqet më të mëdha për ecurinë ekonomike në vitin 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version