Niveli i inflacionit në Eurozonë ka mbetur stabël në shtator, në 1.5 për qind sa ishte edhe në gusht, njoftoi sot zyra evropiane e statistikave Eurostat.
Në gusht, çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin monedhën unike ishin rritur gjithashtu me 1,5 për qind.
Ky nivel inflacioni mbetet i largët objektivit të vendosur nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), që konsideron se një rritje e çmimeve pranë nivelit të dy për qind është një shenjë e shëndetit të mirë të ekonomisë.
Ndërsa në të gjithë Bashkimin Evropian, inflacioni arriti 1,8 për qind në shtator, kundrejt 1.7 për qind që ishte në gusht. /Telegrafi/