Inflacioni në Britani të Madhe vazhdoi të rritet muajin e kaluar, duke përshpejtuar rritjen më shumë se sa ishte pritur dhe ka arritur nivelin më të lartë në katër vjet.
Rritja e çmimeve të lojërave kompjuterike, laptopave dhe aranzhimeve turistike, pjesërisht nën ndikimin e funtës së dobët, ka ngritur shkallën e inflacionit në maj 2017 në 2,9 për qind, nivel ky i pa regjistruar që nga qershori 2013, raporton agjencia Bloomberg. /Telegrafi/