Telegrafi

Inflacioni dyfish më i madh në Britani

Zyra Kombëtare e Statistikës Britanike raportoi se inflacioni i çmimeve konsumatore u rrit 4.0 për qind në sanar kundrejt rritjes me 3.7 për qind një muaj më parë dhe në linjë me parashikimet e analistëve.

Rritja i atribuohet rritjes së çmimeve të hidrokarbureve dhe rritjes së tatimeve indirekte.

Norma bazë e interesit në Britani është në pikën më të ulët historike të 0.5 për qind. Ajo u vendos në momentet e shpërthimit të krizës së kreditit për të rritur likuiditetin në qarkullim. /Telegrafi/