Inflacioni ka shkuar në 7.4 për qind në qershor në Shqipëri, duke kapur nivelin më i lartë i 20 viteve të fundit.
Kjo është dëshmi se rritja e fortë e çmimeve nuk ka të ndalur.
Sipas të dhënave të zyrës kombëtare të statistikave INSTAT, ushqimet dhe transporti janë dy grupet kryesorë që kanë shkaktuar rritjen e inflacionit. Kjo për shkak të shumë produkteve ushqimore që importohen, si dhe karburanteve, që gjithashtu sigurohen nga importi.
Situata e rritjes së çmimeve vijon tashmë prej shumë muajsh dhe ka qenë më e ndjeshme pas muajit shkurt, kur nisi edhe lufta në Ukrainë. Inflacioni i lartë është një ndër shqetësimet kryesore të ekonomisë shqiptare dhe jo vetëm.
Edhe vendet e tjera po përballen me rritjen e çmimeve. Të mërkurën, Banka e Shqipërisë mori vendimin për të shtrenjtuar koston e lekut, në përpjekje për të amortizuar rritjen e çmimeve.
Sipas këtij institucioni, inflacioni i lartë do të shoqërojë ekonominë shqiptare të paktën deri në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/