Telegrafi

Inflacion rekord në zonën e Euros

Akoma është një vlerësim, sepse shifrat e sakta do t´i kemi në mesin e korrikut. Megjithatë rezultati provizor i staticienëve të Luksemburgut jep lajmin që niveli vjetor i inflacionit në zonën e euros për qershorin 2008 vlerësohet në katër përqind.

Sikur vleresimi në dy javët e ardhshme të konfirmohet, atëherë ky do të ishte niveli më i lartë i inflacionit i regjistruar në zonën e euros. Në qershor 2007 rritja e çmimeve në zonën e euros ishte 1,9 përqind.

Faktor rritja e çmimit të energjisë

Faktor vendimtar për rritjen e re të çmimeve duhet të kenë qenë kostot e energjisë meqe lëndët e para për energjinë muajt e fundit janë shtrenjtuar vazhdimisht. Që me publikimin e shifrave për muajin maj eurostat pat treguar, se karburanti do të zinte një të katërtën në rritjen e çmimeve. Ndërsa ndikimi i çmimeve të ushqimeve është ulur. Edhe pse ata janë shtrenjtuar si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë. /dw/