Site icon Telegrafi

Inflacion rekord në Francë

Çmimet e konsumit në Francë gjatë Nëntorit janë regjistruar në një trend të qëndrueshëm. Gjithsesi, në terma vjetorë, norma e inflacionit ngjitet kështu në 0.7 për qind, që është edhe niveli më i lartë që prej muajit Maj të vitit 2014.

Të paktën këtë tregojnë të dhënat e fundit nga instituti i statistikave në vend. Norma e inflacionit me bazë krahasimore vjetore rezulton gjithashtu në linjë me pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve.

Inflacioni në Francë preku nivelin rekord të lartë historik në vitin 2008, në rritje me 4 për qind, dhe nivelin historik negativ në vitin 2009, në rënie me 0.8 për qind.

Gjatë viteve post-krizës ndërkohë, ashtu si pjesa dërrmuese e vendeve të Eurozonës, Franca ka vuajtur një normë të ulët inflacioni, deri në deflacion.
Të dhënat e fundit i japin një frymëmarrje të lirë Bankës Qendrore Europiane dhe politikave për të nxitur normën e inflacionit në rajon drejt objektivit. /Telegrafi/

Exit mobile version