Telegrafi

Inflacion rekord në eurozonë 4.1%

Ky inflacion është më shumë se dy herë më i madh nga dyshemeja nën të cilën do që ta mbajë Banka Qendrore Evropiane. Por sipas ekonomistëve gabimi i BQE është se ka rritur përqindjet e interesit për këtë vit.

Ngadalësimi i rritjes ekonomike në Evropë në 15 vende duhej të ndiqte sipas tyre një limitim të presioneve inflacioniste. Banka Qendrore Evropiane kishte rritur që në fillim të korrikut përqindjen e saj të interesave në 4.25%.

Vlerësimi i parë i inflacionit në eurozonë i publikuar nga Eurostat nuk përfundon në ndonjë shifër të detajuar, por të dhënat e publikuara veç e veç kanë treguar një shpejtim të inflacionit.

Në Gjermani,inflacioni ka qëndruar në 3.3% në nivelin më të lartë që prej 1993.