Site icon Telegrafi

Infermierja “sekrete” e Hillary Clintonit (Foto)

Shëndeti i kandidates për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton u fut në qendër të vëmendjes këtë fundjavë, pasi ajo u desh të linte ceremoninë përkujtimore të 11 Shtatorit.

Pas kësaj, përveç “shqetësimeve” rreth vazhdimit të fushatës elektorale, janë ngritur teori të ndryshme rreth sëmundjes së saj.

Madje një mjek i njohur ka shkuar aq larg sa që ka hedhur hipotezën se Hillary edhe mund të jetë helmuar.

Lexo po ashtu Alarmon mjeku i njohur: Clintonin mund ta kenë helmuar! (Foto)

Dhe së fundmi, përcjell Telegrafi, mediat e huaja po shkruajnë rreth një gruaje e cila është parë duke i qëndruar shumë afër Hillaryt – të cilën po e quajnë “infermierja sekrete”.

Lexo po ashtu Sëmundja që ndryshoi garën: Të gjithë skenarët e zgjedhjeve në SHBA

Bëhet fjalë për gruan e cila është parë duke mbajtur dorën e saj – disa herë, duke ia matur pulsin e saj, të cilën dega në Tennessee e Partisë Republikane me anë të një cicërime në Twitter e ka quajtur “infermierja sekrete” e zonjës Clinton.

Mjekja e zonjës Clinton, Lisa Bardack, konfirmoi në një deklaratë të dielën në mbrëmje se ajo kishte diagnostikuar me pneumoni të premten, dhe e këshilloi atë për të pushuar. /Telegrafi/

Exit mobile version