Telegrafi

Infermierja ruse tallet me pacientët që janë në prag të vdekjes, bën selfie me ta dhe i poston në rrjetet sociale (Foto)

Një infermiere nga Rusia është duke u hetuar nga policia, pasi ka publikuar në rrjetet sociale imazhe ku ngacmonte pacientët që ishin në prag të vdekjes, dhe madje kishte pranuar se në disa raste edhe i “lidhnin për shtretër”.

Imazhet e saj të publikuara në rrjetet sociale kanë nxitur një valë të ashpër reagimesh nga qytetarët, të cilët besojnë se ajo do të duhej të kujdesej për pacientët e jo të abuzonte me ta dhe detyrën zyrtare, transmeton Telegrafi.

Infermierja Anna Kim nuk ka hezituar të bëjë selfie me pacientët e sëmurë dhe që kishin të veshur pampersa, dhe që po luftonin për jetë. Ajo gjithashtu ka pranuar se mjekët u ndihmojnë vetëm atyre pacientëve që u duken simpatikë, e jo edhe atyre që nuk mund të flasin apo lëvizin.

“Atyre nuk u bën fare për pacientët. Ata mund ta kenë vërtet shtypjen e lartë të gjakut, por mjekët nuk mërziten fare për të”, ka shtuar ajo.

Por është interesant se si Kim nuk është shkarkuar nga puna për fotografitë e publikuara dhe komentet e bëra – edhe pse shumë shpesh kishte pozuar pranë pacientë që po luftonin për jetë, duke u tallur keq me ta.

“Disa pacientë janë paksa të çuditshëm, por ne i lidhim për shtrati. Çfarë të bësh, kjo është jeta”, ka shtuar ajo thuajse asgjë të keqe nuk ka bërë. /Telegrafi/

Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se gjatë mandatit të tij të ardhshëm (nëse fiton) do t’i jep prioritet përmirësimit të kushteve në fushën e shëndetësisë. /Telegrafi/