Telegrafi

Infermierja rrezikon të suspendohet, shikonte hotele për pushime derisa pacientët prisnin (Video)

Pacientja e paemëruar thotë se priti pesë orë që të kontrollohet në një spital në Essex të Anglisë, teksa infermierja kërkonte në ueb-faqe, për të zgjedhur hotelin ku do kalonte pushimet.

Madje, ajo ka kapur disa momentin kur në ekran shihen pamjet e resorteve të ndryshme turistike, ndërsa nevojitej intervenimi te shumë të prekur me grip, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e qendrës së emergjencave, po hetojnë pretendimet e pacientes dhe nëse gjithçka është në rregull me filmimet.

Po që se vërtetohet, infermierja rrezikon të suspendohet menjëherë, apo edhe të merr ndonjë dënim më të rëndë. /Telegrafi/