Qeveria kineze ka njoftuar se 1,975 njerëz janë të prekur me coronavirusin vdekjeprurës, por një infermiere që po trajton të sëmurët në një spital në Wuhan, pretendon se 90 mijë njerëz janë të prekur me këtë sëmundje, që përhapet me shpejtësi të madhe.
Njoftimi i punonjëses shëndetësore, vjen pas kritikave të shumta ndaj Kinës, se po e mbanë çështjen e mbyllur dhe nuk po tregon shifra të sakta lidhur me të prekurit, ndërsa është bërë e ditur se 56 njerëz tashmë kanë vdekur nga kjo sëmundje, transmeton Telegrafi.
“Kur një person i sëmurë me coronavirus, nuk izolohet që të trajtohet si duhet, atëherë mund t’i infektojë 14 njerëz në të njëjtën kohë, të cilët mund të infektojnë 14 të tjerë pas një kohe të shkurtër dhe kështu numri i të sëmurëve vetëm rritet”, ka thënë mes tjera, infermierja që mbetet e paidentifikuar.
Gjatë videos, ku shfaqet me kostume mbrojtëse dhe maskë, infermierja kërkon që të mos dilet përjashta, ndërsa të mos festohet këtë vit as Viti i Ri Kinez.
“Mos dilni dhe mos hani jashtë, Këtë vit, mos e festoni Vitin e Ri, në vitin e ardhshëm, mund të festojmë me familjet tona të shëndetshme”, ak thënë ajo duke kërkuar që të shmangen tubimet në ahengje të ndryshme.
Se situata është e renë, e ka pranuar edhe presidenti i Kinës Xi Jinping, i cili gjatë një paraqitje televizive, tha se qeveria është duke punuar që të ndalojë sa më shpejtë përhapjen e këtij virusi. /Telegrafi/
https://youtu.be/h8aloXm2NB0