Femra, me të cilën Antonio Valencia e kishte tradhtuar gruan e tij, ka thënë se partnerja e futbollistit të Manchester Unitedit ka shpëtuar që ka ikur nga ai.
Ekuadoriani u nda nga gruaja e tij, Zoila Meneses, pas njoftimeve se e kishte tradhtuar me infermieren norvegjeze, Sophie Vagsaeter.
“Më vjen keq që ka përfunduar martesa e tyre, por ajo padyshim se do të jetë më mirë pa të”.
“Ai e ka tradhtuar gruan e tij shumë herë. Ajo është me fat që ka i ka ikur. Ai mendon se paratë i japin fuqi për të bërë gjithçka”, ka thënë Sophie për The Sun.
Më tej, 24-vjeçarja ka dhënë detaje se si e kishte nisur lidhjen me futbollistin. Sipas saj, Valencia e kishte lutur shumë herë që të dilnin, por ajo e kishte refuzuar.
Mirëpo, lojtari kishte paguar një biletë prej 1.600 funtesh që ajo të udhëtonte nga Norvegjia për në Mançester.
Takimi i parë mes Valencias dhe Sophies kishte ndodhur një ditë para derbit lokal, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, mirëpo në krevat kanë shkuar pasi ka përfunduar ndeshja.
Edhe në vitin 2014 ishin publikuar disa fotografi, në të cilat Valencia shfaqej duke u argëtuar me dy femra në një hotel. /Telegrafi/