Shumë persona që marrin vaksinat kundër Covid-19 kanë postuar video ditët e fundit duke pretenduar se vaksina i ka “magnetizuar” ata.
Infermierja Joanna Overholt nga Ohajo është një prej tyre.
Ajo madje bëri kërkesën e saj para Ministrisë së Shëndetësisë dhe u përpoq ta provonte atë duke mbështetur një çelës dhe një dorezë në qafën e saj.
“A mund ta shpjegoni këtë?” pyeti ajo të pranishmit, duke demonstruar veprimin e saj kinse objekte të ndryshme kapen në trupin e saj, por shpesh dështonte, transmeton Telegrafi.
Wow. An anti-vaccine nurse in Ohio tried to prove the Vaccines Cause Magnetism theory in an state legislative committee. The demonstration did not go to plan pic.twitter.com/0ubELst4E8
— Tyler Buchanan (@Tylerjoelb) June 9, 2021
Asnjë nga këto objekte nuk qëndroi shumë në trupin e saj dhe menjëherë ranë, por kur ajo së pari ngjiti çelësin në gjoks, ai qëndroi aty pak më gjatë.
Kjo, shkruan BuzzFeed, ndodhi sepse trupi i njeriut sekreton djersë, kështu që lëkura është ngjitëse dhe objektet mund t’i ngjiten asaj për një kohë të shkurtë.
Dhe është e rëndësishme të theksohet se shumica dërrmuese e çelësave sot nuk mund të tërhiqen nga një magnet sepse ato janë bërë kryesisht nga alumini.
Sidoqoftë, njerëzit në Twitter filluan të talleshin me të.
“Zonja dhe zotërinj, ky laps është bërë prej druri, por nëse e mbaj të relaksuar midis gishtërinjve dhe e lëviz lart e poshtë, duket sikur është bërë prej gome. A mund ta shpjegoni atë?” shkroi një në Twitter.
https://twitter.com/steventurous/status/1402656032955027463?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1402656032955027463%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fmagazin%2Fclanak%2Fmedicinska-sestra-tvrdi-da-je-od-cjepiva-postala-magnet-citav-je-twitter-sprda%2F2282398.aspx
“E gjithë kjo është thjesht argëtim derisa të kuptoni se vaksina mund të magnetizojë aluminin”, shtoi një tjetër.
It's all fun and games until you find out the vaccine can magnetize aluminum. https://t.co/IbjtGNODdX
— Tristan Greene 🏳🌈 (@mrgreene1977) June 9, 2021
“Doktor, a mund të shpjegoni pse kam veti magnetike pas vaksinimit”? shkroi një tjetër. /Telegrafi/
Um, “Dr.” Fauci, can you explain why after I got my vaccine, I’m magnetic? pic.twitter.com/xEZYbWu7zJ
— Eric Stangel (@EricStangel) June 9, 2021