Një infermiere nga qyteti Wuhan në Kinë, që bartë rroba mbrojtëse dhe maskë dhe kujdeset për të infektuarit me coronavirus në këtë qytet, pretendon se në Kinë janë më shumë se 90 mijë të infektuar e jo 2,700 siç pretendojnë të dhënat zyrtare.
Paralajmërimi i saj nga “vatrat” e epidemisë, vjen në momentin kur qeveria kineze po ballafaqohet me akuza të shumta të censurimit të mendimit kritik dhe fshehje të vërtetës sa i përket kësaj krize, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar në internet kjo grua e paemëruar dëgjohet duke thënë: “Gjenden në rajonin ku ka filluar coronavirusi të bëjë kërdinë. Këtu jam për ta thënë të vërtetën. Në këtë moment, në provincën Hubei, përfshirë edhe rajonin e Wuhan por edhe në tërë Kinën, me coronavirus janë infektuar 90 mijë njerëz”.
https://www.youtube.com/watch?v=NVHFmVccWns&feature=emb_title
Edhe pse Kina në fillim është lavdëruar për transparencë dhe këmbëngulësinë që të luftohet përhapja e coronavirusit, tani çdo herë e më shumë po kritikohen autoritetet që po heqin nga interneti video që tregojnë gjendjen reale. Videoja e infermieres nga Wuhani ka marrë më shumë se 2 milionë klikime në YouTube.
Ajo paralajmëron qytetarët të mos dalin jashtë, të mos e festojnë nëpër rrugë vitin e ri kinez.
“Do të doja t’ju thosha të gjithëve ta shikojnë këtë video dhe të mos dalin jashtë. Mos shkoni nëpër ahengje. Mos hani jashtë. Nëse tani jeni të sigurtë, mund të takoheni të shëndoshë me familjarët gjatë vitit të ardhshëm”, ka thënë infermierja kineze.
https://www.youtube.com/watch?v=fMMdrfEZht8&feature=emb_title
Ajo shfrytëzoi rastin t’i bëjë apel qytetarëve që të ndihmojnë sa më shumë që të munden.
“Nuk na intereson çfarë thotë qeveria. Ju bëjë thirrje të dhuroni sa më shumë maska për Wuhanin, syze dhe rroba për një përdorim. Nuk kemi pajisje të mjaftueshme”, tha ajo për fund. /Telegrafi/