Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se infermierja Shkurte Gecaj ka vdekur pas betejës me COVID-19.
Në njoftimin e Spitalit thuhet se infermierja Gecaj përgjatë 42 viteve të punës dhe deri në moment të fundit të jetës ishe afër pacientëve.
“In memorial
Shkurte Gecaj 1957-2020
Pas një beteje me Covid-19, fatkeqësisht sot humbi jetën Infermierja e Repartit të Infektives Znj.Shkurte Gecaj.
Kolegia jonë do të mbahet mend si punëtore e madhe dhe gjithmonë e gatshme ti shërbejë pacientëve.
Përgjatë 42 viteve të punës dhe deri në moment të fundit të jetës ishe afër pacientëve.
Kolegët tuaj nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, do të ju kujtojnë përjetë ashti siç ishe punëtore, e urtë, e afërt për të gjithë”. /Telegrafi/