Telegrafi

Infermierja në Nju Jork me lot në sy: “Askush nuk interesohet për pakicat”

Një infermiere amerikane bëri një video për situatën me të cilën përballet çdo ditë në një spital të Nju Jorkut, në një nga vendet ku coronavirusi ka shkaktuar më së shumti vdekje dhe më së shumti të infektuar në SHBA.

Sipas infermieres, vdekjet nuk janë vetëm për shkak të virusit, por për shkak të mungesës të trajtimit dhe madje edhe nga pakujdesia, veçanërisht me pacientët afrikano-amerikanë, shkruan Daily Mail.

“Unë e di se jo të gjithë do të mbijetojnë. E di që do të kemi shumë viktima. Por këta njerëz nuk po vdesin nga coronavirusi. Unë po ju them fjalë për fjalë që po vrasin këta njerëz. Askush nuk më dëgjon mua”, tha Nicole Sirotek, e cila punoi deri pak ditë më parë në spitalin Elmhurst në Queens, një nga zonat më të prekura të metropolit, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, ajo pretendon se është ankuar për situatën, por ankesat e saj nuk janë dëgjuar.

“Fjalë për fjalë, jeta e personave me ngjyrë nuk ka rëndësi këtu. Dhe, dua të them, është mjaft e trishtueshme që dikush që është i bardhë dhe jeton qindra kilometra larg këtij qyteti, ka përkujdesje më të mirë sesa ata me ngjyrë në këtë qytet”, tha Sirotek, një infermiere nga Nevada që erdhi për të ndihmuar në krizë. /Telegrafi/