Autoritetet në Gjermaninë veriore iu kanë bërë thirrje mijëra njerëzve që të marrin një tjetër vaksinë kundër COVID-19, pasi një hetim policor zbuloi se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’iu ketë injektuar atyre ujë të kripur.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, infermierja dyshohet se ka injektuar ‘tretësirë kripe’ në krahët e njerëzve në vend të dozave të vërteta në një qendër vaksinimi në Friesland – një zonë rurale pranë bregut të Detit të Veriut – në pranverën e hershme.
“Unë jam plotësisht i tronditur me këtë incident”, tha në Facebook, Sven Ambrosy, një këshillatr lokal, derisa autoritetet lokale lëshuan thirrjen të martën për rreth 8,600 banorë që mund të jenë prekur.
Derisa ‘tretësira e kripur’ është e padëmshme, shumica e njerëzve që u vaksinuan në Gjermani në muajin mars dhe prill, kur ndodhi zavendësimi i dyshuar janë të moshuar dhe në rrezik të lartë për t’u infektuar.
Hetuesi i policisë, Peter Beer, duke folur gjatë një konference shtypi, tha se bazuar në deklaratat e dëshmitarëve kishte “një dyshim të arsyeshëm të rrezikut”.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse e dyshuara ishte arrestuar apo akuzuar për rastin, që sipas transmetuesit NDR, iu ishte dorëzuar një njësie speciale që heton krimet e motivuara politikisht. /Telegrafi/