Vetëm pak momente pasi u ka përfunduar ceremonia e martesës, Sarah Ray është njoftuar se gjyshja saj është përfshirë në një aksident rrugor.
Megjithëse ende kishte të veshur vellon, ajo ka nxituar në vendin e ngjarjes dhe i ka dhënë ndihmën e parë gjyshes, si dhe udhëtarëve të tjerë, që kishin lëndime të lehta.
Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar edhe forcat e rendit dhe i kanë marrë të lënduarit, për trajtim të mëtutjeshëm në spital.
E gëzuar se gjithçka përfundoi mirë, Sarah ka buzëqeshur, derisa nëna saj e ka fotografuar. /Telegrafi/